Festën e gruas 8 Marsin e ka uruar edhe kryeministri kanadez Jusin Trudeau.
Përmes një video deklarate të postuar në Tëitter, kryeministri uron të gjitha gratë për këtë ditë duke potencuar rolin e gruas përgjatë historisë dhe sfidave që është dashur ti kalojë.-transmeton arbresh.info.
Sipas Trudeau, lufta për barazi gjinore vetëm sa ka filluar dhe ka shumë për tu bërë.
“Përshëndetje miq dhe urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Sofi dhe unë jemi feministë krenarë të cilët po e rrisim vajzën dhe djemtë tonë të besojnë se një botë ku mbretëron barazia është më e fuqishme.”
“Ne kemi arritur progres në shtimin e të drejtave të femrave, sidomos në të kaluarën falë përpjekjeve të palodhshme të shumë grave. Por në këtë ditë, duhet të kujtojmë se mbetet ende shumë për tu bërë.”/arbresh.info
https://twitter.com/JustinTrudeau/status/839477668018024449
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...