Okupimi i Mosulit nga Shteti Islamik dhe beteja për të rrënuar ekstremistët ka kthyer në rrënoja pjesën më të madhe të Mosulit.
Sipas zyrtarëve, për të rfilluar rindërtimin e qytetit nevoiten rreth 5 vite dhe duhen miliarda dollarë, transmeton portali arbresh.info.
Aeroporti, stacioni i trenit dhe universitete janë ndërtesat më të shkatërruara në qytetin e dytë më të madh në Irak.
Mbi 100,000 dorëshkrime të çmuara nga universiteti u plaçkitën ose u shkatërruan nga Shteti Islamik, i cili i konsideronte ato blasfemike.
“Pasi Mosuli është plotësisht i çliruar, ne kemi në plan që të rikthejmë qytetin sikurse ka qenë para vitit 2014”, tha Noureldin Qablan, zëvendëskryetar i këshillit provincial Niniveh.
Ai ka shtuar se ata nuk kanë marrë përkrahje të mjaftueshme, ndërsa ka shtuar se duhet ndihmë ndërkombëtare për realizimin e një projekti të tillë./Arbresh.info
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë