Kryeministri kinez, Li Keqiang, premtoi sot se do t’i japë kinezëve një qiell blu, ndrkohë që vendi, ndotësi i parë në botë, është gjithnjë e më shumë i asfiksuar nga një re toksike. Kina pritet, ndër të tjera, t’i zëvendësojë taksitë me vetura elektrike.
“Do të zhvilloj një luftë të pamëshirshme për të ruajtur qiellin blu”, deklaroi Li në fjalimin e tij me hapjen e sesionit vjetor të Parlamentit, ndërsa dy muaj më parë u arrit një nivel ndotjeje ku i gjithë veriu i Kinës qëndroi për gjashtë ditë në alarm të kuq.
Numri dy i regjimit komunist garantoi se qeveria e tij do të përforcojë këtë vit normat ekologjike dhe se do t’i aplikojë në mënyrë më strikte, përcjell Atsh.
“Ne do të mbyllim pa asnjë hezitim, sipas ligjit të gjitha kompanitë që nuk janë konform me normat e ndotjes”, theksoi kryeministri kinez.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës