Izraeli ka vrarë një nga figurat më të larta ushtarake të Hezbollahut në një sulm ajror në një periferi jugore të Bejrutit të dielën, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA një vit më parë. Ushtria izraelite njoftoi se sulmi kishte si objektiv shefin në detyrë të shtabit të Hezbollahut, Ali Tabtabai.
Hezbollah konfirmoi vdekjen e Tabtabait, duke e përshkruar atë si “komandantin e madh xhihadist” që “punoi përballë armikut izraelit deri në momentin e fundit të jetës së tij”, duke nënvizuar pozitën e tij të lartë brenda grupit, por pa dhënë detaje të sakta mbi funksionet e tij.
Zyrtari i Hezbollahut, Mahmoud Qmati, deklaroi nga vendngjarja në Haret Hreik – një bastion i Hezbollahut se Izraeli ka kaluar një “vijë të kuqe”. Sipas tij, udhëheqja e grupit do të vendosë nëse dhe si do të përgjigjet.
Ministria libaneze e shëndetësisë njoftoi se sulmi vrau pesë persona dhe plagosi 28 të tjerë. Goditja shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe, duke hedhur grumbuj inertesh mbi automjetet në rrugën kryesore. Sipas dëshmitarëve, banorët dolën me shpejtësi nga apartamentet nga frika e bombardimeve të tjera.
SHBA kishin vendosur sanksione ndaj Tabtabait në vitin 2016, duke e identifikuar si një nga drejtuesit kyç të Hezbollahut dhe duke ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion rreth tij.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se Tabtabai “komandonte shumicën e njësive të Hezbollahut dhe punonte intensivisht për t’i rikthyer ato në gatishmëri për luftë me Izraelin”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë të shkurtër televizive, theksoi se Izraeli nuk do të lejojë rikrijimin e kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut dhe se pret që qeveria libaneze “të përmbushë detyrimin për çarmatimin e Hezbollahut”.
Presidenti libanez, Joseph Aoun, u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur sulmet izraelite.
Sulmi ndodhi një javë para mbërritjes së Papa Leos në Liban, vizita e tij e parë jashtë vendit, një ngjarje që shumë libanezë e shohin si shpresë për stabilitet.
Armëpushimi i nëntorit 2024 synonte t’i jepte fund një viti përplasjeve mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite, të nisura pas zjarrit me raketa të Hezbollahut drejt pozicioneve izraelite një ditë pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga aleati i tij palestinez, Hamas.
Izraeli ka vrarë një nga figurat më të larta ushtarake të Hezbollahut në një sulm ajror në një periferi jugore të Bejrutit të dielën, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA një vit më parë. Ushtria izraelite njoftoi se sulmi kishte si objektiv shefin në detyrë të shtabit të Hezbollahut, Ali Tabtabai.
Hezbollah konfirmoi vdekjen e Tabtabait, duke e përshkruar atë si “komandantin e madh xhihadist” që “punoi përballë armikut izraelit deri në momentin e fundit të jetës së tij”, duke nënvizuar pozitën e tij të lartë brenda grupit, por pa dhënë detaje të sakta mbi funksionet e tij.
Zyrtari i Hezbollahut, Mahmoud Qmati, deklaroi nga vendngjarja në Haret Hreik – një bastion i Hezbollahut se Izraeli ka kaluar një “vijë të kuqe”. Sipas tij, udhëheqja e grupit do të vendosë nëse dhe si do të përgjigjet.
Ministria libaneze e shëndetësisë njoftoi se sulmi vrau pesë persona dhe plagosi 28 të tjerë. Goditja shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe, duke hedhur grumbuj inertesh mbi automjetet në rrugën kryesore. Sipas dëshmitarëve, banorët dolën me shpejtësi nga apartamentet nga frika e bombardimeve të tjera.
SHBA kishin vendosur sanksione ndaj Tabtabait në vitin 2016, duke e identifikuar si një nga drejtuesit kyç të Hezbollahut dhe duke ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për informacion rreth tij.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se Tabtabai “komandonte shumicën e njësive të Hezbollahut dhe punonte intensivisht për t’i rikthyer ato në gatishmëri për luftë me Izraelin”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë të shkurtër televizive, theksoi se Izraeli nuk do të lejojë rikrijimin e kapaciteteve ushtarake të Hezbollahut dhe se pret që qeveria libaneze “të përmbushë detyrimin për çarmatimin e Hezbollahut”.
Presidenti libanez, Joseph Aoun, u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur sulmet izraelite.
Sulmi ndodhi një javë para mbërritjes së Papa Leos në Liban, vizita e tij e parë jashtë vendit, një ngjarje që shumë libanezë e shohin si shpresë për stabilitet.
Armëpushimi i nëntorit 2024 synonte t’i jepte fund një viti përplasjeve mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite, të nisura pas zjarrit me raketa të Hezbollahut drejt pozicioneve izraelite një ditë pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga aleati i tij palestinez, Hamas. / abcnews.al /
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia