Të paktën 20 komandantë të lartë iranianë, përfshirë shefin e Forcës së Aerohapësirës së Gardës Revolucionare, Amir Ali Hajizadeh, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj Iranit të premten, sipas dy burimeve rajonale të cituara nga agjencia “Reuters”.
Vrasja e gjeneralit Hajizadeh është konfirmuar edhe nga ushtria izraelite. Në një deklaratë zyrtare thuhet se ai, së bashku me disa komandantë të tjerë të lartë, ndodhej në një qendër komande nëntokësore, ku ishin mbledhur për të planifikuar një sulm kundër Izraelit, raporton “The Times of Israel”.
Sipas ushtrisë izraelite, qendra e komandës u godit nga avionët luftarakë izraelitë. Ndër të vrarët përfshihen edhe komandantë të njësive të dronëve dhe të mbrojtjes ajrore të Gardës Revolucionare.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot