Ndërsa ministri sirian i Mbrojtjes ka deklaruar se është arritur një marrëveshje me milicitë druze për vendosjen e forcave qeveritare në provincën Suajda (Suweida), Izraeli i ka sulmuar ato, duke u pozicionuar në mbrojtje të këtij komuniteti.
Izraeli ka deklaruar se ka bombarduar forcat qeveritare siriane përreth qytetit Suweida (Suwajda), të cilat thuhet se kishin hyrë në qytetin e dominuar nga pjesëtarë të komunitetit druz, pas përleshjeve dyditore mes milicive lokale dhe fiseve beduine. Mësohet se rreth 100 persona kanë humbur jetën që nga e diela, kur nisën përleshjet.
Ministri sirian i Mbrojtjes ka njoftuar për arritjen e një armëpushimi në Suweida, duke thënë se është arritur marrëveshje me përfaqësues lokalë për vendosjen e forcave të sigurisë. Megjithatë, një lider shpirtëror i komunitetit druz u ka bërë thirrje luftëtarëve lokalë që të vazhdojnë rezistencën.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka deklaruar se ka urdhëruar sulme ndaj forcave dhe armatimeve në zonën e Suweidës, pasi ? sipas tij ? qeveria siriane kishte për qëllim t’i përdorte ato kundër pjesëtarëve druz.
Netanjahu tha se është i përkushtuar për të parandaluar dëmtimin e druzëve në Siri, për shkak të lidhjeve të ngushta me komunitetin druz që jeton në Izrael dhe në Rrafshnaltën e Golanit të okupuar nga Izraeli.
Kjo është hera e parë që forcat qeveritare siriane pozicionohen në Suweida, që kur forcat rebele të udhëhequra nga islamistët rrëzuan presidentin Bashar al-Asad në dhjetor.
Komunitetet minoritare mbeten të dyshuara ndaj udhëheqësve të rinj të vendit, pavarësisht premtimeve të këtyre të fundit për t?i mbrojtur ato. Deri më tani, vetëm provinca e Suweidës kishte mbetur nën kontrollin e milicisë druze, e cila kishte refuzuar t?u bashkohej forcave qeveritare./rtk
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...