Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se shpreson që Izraeli brenda “disa javësh” të nënshkruajë marrëveshje normalizimi edhe me një vend tjetër arab, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për transmetuesin publik izraelit (KAN), Erdan pretendon se Izraeli pas Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Brahrejnit mund të nënshkruajë pa kaluar shumë kohë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve edhe me një vend tjetër arab.
“Shpresoj që Izraeli brenda disa javësh të nënshkruajë marrëveshje normalizimi edhe me një vend tjetër arab”, tha Erdan duke mos dhënë informacione se cili është vendi në fjalë.
Edhe pse Erdan nuk dha detaje në deklaratën e tij, në shtyp janë reflektuar disa zhvillime që tregojnë Sudanin.
Zyrtarët sudanezë këtë javë u takuan në EBA me zyrtarët amerikanë për të biseduar mbi çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Në lajmet në shtypin ndërkombëtar thuhet se bisedimet në Abu Dhabi mbetën pa rezultat.
Izraeli më 15 shtator nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me EBA-në dhe Bahrejnit.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...