Ushtria izraelite ka lejuar gazetarët e huaj që të filmojnë një tunel prej 2km të gërmuar nga militantët e Rripit të Gazës në Izrael, duke thënë se ka vendosur që të publikojë kërcënimet me të cilat po përballet.
Grupi militant xhihadist islamik ka marrë përgjegjësinë për ndërtimin e tunelit, duke thënë se qëllimi ishte që të përdornin atë për të sulmuar Izraelin në të ardhshme, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
12 militantë në Gaza kanë mbetur të vrarë gjatë shkatërrimit të tunelit.
Tuneli, rreth lartësisë dhe gjerësisë së një personi të drejtë, ishte i veshur me pllaka betoni. Ai u zbulua rreth 120 metra brenda Izraelit pranë Kissufimit, rreth gjashtë metra poshtë tokës.
Izraeli e ka marrë Gazën gjatë luftës së vitit 1967. Gaza është shtëpia e dy milion palestinezëve, të cilët ankohen se bllokada i ka lënë në izolim dhe varfëri./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit