Izraeli ka deklaruar “tokë shtetërore” 45 hektarë pranë vendbanimit të paligjshëm, Havat Gilad, në veri të Bregut Perëndimor. Sipas Administratës Civile, që vepron nën Ministrinë e Mbrojtjes, toka do të përdoret për zhvillim dhe ndërtimin e infrastrukturës për vendbanime izraelite.
Parcela më parë konsiderohej pjesë e territoreve administrative të fshatrave palestinezë Jit, Tell dhe Fara’ata, edhe pse nuk figurohej si pronë private. Megjithatë, kufijtë e rinj të zonës së shpallur përfshijnë edhe fragmente që mund të jenë tokë private, gjë që sipas organizatës izraelite Peace Now, do t’i bëjë të paarritshme për palestinezët nëse aty ndërtohen vendbanime. Qeveria izraelite kishte shprehur që në vitin 2018 synimin për të legalizuar Havat Gilad, por projekti u bllokua pas pretendimeve të palestinezëve për pronësinë e truallit. Kolonët kishin thënë se e kishin blerë tokën, por nuk arritën ta provonin, përveç një pjese të vogël në krahasim me dhjetëra parcelat e tjera. Peace Now kujton se praktika e shpalljes së tokave si “shtetërore” është intensifikuar ndjeshëm nën qeverinë aktuale. Që prej dhjetorit 2022, rreth 2.600 hektarë janë përvetësuar në këtë mënyrë, gjysma e totalit që nga firmosja e Marrëveshjeve të Oslos në vitin 1993. Sipas organizatës, 99,8% e këtyre tokave u janë dhënë vendbanimeve izraelite, ndërsa vetëm 0,2% palestinezëve.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...