Izraeli ka bombarduar rëndë qytetin e Gazës gjatë natës, me raportime të pakonfirmuara të CNN dhe Axios dhe gazeta izraelite Jerusalem Post që thonë se ushtria ka nisur ofensivën e saj tokësore për të pushtuar të gjithë qytetin.
Gazetarët vendas në Gaza thonë se ka pasur sulme ajrore, artileri dhe të shtëna pothuajse të vazhdueshme izraelite në qytetin e Gazës.
IDF ka operuar tashmë në terren në qytetin e Gazës për disa javë dhe nuk ka pasur konfirmim zyrtar për një ndërhyrje të re tokësore nga ushtria izraelite.
Muajin e kaluar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të pushtonte qytetin e Gazës, të cilin ai e përshkruan si një fortesë të Hamasit, i cili nisi sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Këtë mëngjes, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, postoi në X, se “Gaza po digjet”, duke shtuar se Izraeli po godet “infrastrukturën terroriste” dhe po lufton për “lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit”.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...