Kompania izraelite “Polaris Solutions” ka prezantuar ditët e fundit një veshje të re kamuflazhi për të cilën shprehet se i bën ushtarët virtualisht të pazbulueshëm.
Veshja Kit 300 është krijuar së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe përbëhet nga një material që fsheh dhe shikimin termal, që përmban mikrofibra, metal dhe polimer dhe e bën të vështirë që ushtarët të pikasen nga syri njerëzor dhe kamerat termale.
Ajo peshon 500 gramë dhe iu lejon ushtarëve të lëvizin lehtësisht gjatë marshimeve në zonat e rrezikshme të luftës.
Ushtarët mund ta hedhin atë përreth trupit, ndërsa janë duke lëvizur dhe më pas mund të kopsitin anët e saj për të krijuar një barrierë që ngjan me një shkëmb./telegrafi/



Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...