Avionët luftarakë izraelitë goditën shtëpinë e Ismail Haniyeh në Gaza kreu i byrosë politike të Hamasit, sipas një njoftimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Haniyeh, i konsideruar si udhëheqësi i grupit militant, ka jetuar në Katar për disa vite. IDF tha se shtëpia e tij ishte “përdorur si infrastrukturë terroriste dhe shpesh shërbente si pikë takimi për liderët e lartë të Hamasit”.
Ushtarët izraelitë gjithashtu shkatërruan një depo armësh të forcave detare të Hamasit, që përmbante pajisje zhytjeje, pajisje shpërthyese dhe armë./abcnews.al
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...