Izraeli, sipas kryeministrit Netanjahu, e ka pranuar planin e paqes të SHBA-së. Më parë Netanjahu i kërkoi ndjesë Katarit për sulmin nga ajri ndaj kryeqytetit Doha. OKB-ja e gatshme të mbështesë përpjekjet për paqen.
Në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha, se Izraeli e ka pranuar planin e paqes.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu i shprehu presidentit të SHBA-së Trump, mbështetjen e tij për planin e paqes. “Nëse Hamasi e hedh poshtë planin, Izraeli do ta çojë punën deri në fund”, tha Netanjahu në Uashington duke iu referuar sulmeve në Rripin e Gazës.
Plani do të garantojë, që nga ky territor asnjëherë të mos ketë kërcënime ndaj Izraelit. Rripi i Gazës do të çmilitarizohet dhe në të do të vendoset një qeveri civile. Gjithashtu Hamasi(Hamas nga shumë vende – ndër to edhe SHBA dhe Gjermania – është klasifikuar si organizatë terroriste) do të çarmatoset. Netanjahu e quan planin një hap qendror, për t’i dhënë fund luftës dhe për të hapur rrugën drejt paqes.
Ky plan parashikon lirim të të gjithë pengjeve, në këmbim Izraeli do të lirojë qindra të burgosur dhe gradualisht do të tërheqë ushtrinë, deklaroi Trump në konferencën e shtypit me Netanjahun.
Presidenti i SHBA-së mendon, se organizata terroriste Hamas do ta pranojë planin e paqes. Një zgjidhje paqësore në luftën e Gazës është “më shumë se sa fare e afërt”, tha ai në një konferencë shtypit me kryeministrin e Izraelit Netanjahu. Sipas Trumpedhe disa shtete arabe janë të gatshme, të angazhohen për njerëzit në Rripin e Gazës.
Trump: Rripi i Gazës fillimisht do të qeveriset nga një komitet
Sipas presidentit të SHBA-së një “këshill i paqes” do të jetë përgjegjës si një instancë kontrolli e një qeverie të mundshme tranzicioni në Rripin e Gazës. Kryesinë e këshillit do që ta marrë vet përsipër, deklaroi Donald Trump. Me dëshirën e personaliteteve drejtuese arabe dhe izraelite është e rëndësishme, që ta marr këtë rol përsipër, deklaroi Trump. Këshilli duhettë përbëhet nga palestienzë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Si një kandidat të mundshëm Trump përmendi ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjatë bisedimeve me Katarin bëri të qartë qendrimin e tij refuzues kundër një shtetit palestinez. Trump i kritikoi shtetet, që kanë njohur një Palestinë të pavarur.
OKB-ja e gatshme të mbështesë përpjekjet për paqen
Në sfondin e propozimit të një plani paqeje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, OKB-ja sërish theksoi mbështetjen për përpjekje të tilla. “Ne i përshëndesim përpjekjet për ndërmjetësim dheOKB-jaështë e gatshme të mbështesë, duke përfshirë edhe ndihmat humanitare”, tha njëzëdhënës i OKB-së përpara gazetarëve në Nju Jork. Mbajmë “kontakte me pjesëmarrës të ndryshëm për përpjekjet për paqen”, tha më tej zëdhënësi. Në propozimin e presidentit të SHBA-së Trump për paqen, që e bëri publik Shtëpia e Bardhë, ndër të tjera prpozohet: Nëse të dyja palët e miratojnë propozimin, atëherë lufta merr fund menjëherë.
Netanjahu i kërkon ndjesë Katarit për sulmin nga ajri në Doha
Agjencia e lajmeve AP dhe gazeta e Izraelit Haaretz duke iu referuar qarqeve diplomatike njoftojnë, se gjatë takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit Abdulrahman Al Thani dhe i ka shprehur atij keqardhjenpër sulmin nga ajri në Doha. Si pasojë e këtij sulmi gjetën vdekjen të paktën katër punonjës lokal të rendit në Doha./dw
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...