Izraeli po studion përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për marrëveshje që mund të përfshijë lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza, sipas agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad.
“Negociatorët e marrëveshjes së pengjeve i dhanë ekipit negociator një përmbledhje të përgjigjes së Hamasit ndaj marrëveshjes së pengjeve. Izraeli po shqyrton përgjigjen dhe do t’i përgjigjet ndërmjetësuesve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në emër të Mossad.
Ndërmjetësuesit duke përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur për muaj të tërë për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e 120 pengjeve që ende mbahen në Gaza, por përpjekjet e tyre kanë ngecur.
Ndërkohë, një burim i Hamasit tha mbrëmjen e së mërkurës se lëvizja islamike palestineze “shkëmbeu disa ide me vëllezërit ndërmjetësues” për përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza, pa dhënë detaje.
Hamasi tha se u kishte dërguar ndërmjetësve “ide” të reja për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Izraeli konfirmoi se po “vlerësonte komentet” nga Hamasi për një marrëveshje që synonte lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe do t’i përgjigjej ndërmjetësuesve./abcnews.al
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!