Izraeli përshëndeti sot vendimin e Facebook-ut për të ndaluar në platformën e tij përmbajtjet që mohojnë Holokaustin.
“Ne e mirëpresim këtë hap jetësor nga Facebook kundër urrejtjes në internet. Mohimi i Holokaustit nuk është çeshtje debati historik, është forma më e dëmshme e antisemitizmit”, shkroi në Twitter Ministria izraelite e Punëve të Jashtme, raporton ATSh.
“Nëse njerëzit kërkojnë Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t’i drejtojmë te burime autoritare për të marrë informacion të saktë”, tha kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Ai sqaroi se kompania e tij po zgjeron politikën e saj në lidhje me gjuhën e urrejtjes, e cila ka hequr më parë postime që vlerësonin krimet e urrejtjes ose vrasjet në masë, me qëllim ndalimin e çdo përmbajtjeje që mohon ose shtrembëron Holokaustin.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...