Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, njoftoi se ai dhe kryeministri Benjamin Netanyahu i kanë dhënë urdhër ushtrisë izraelite për të “intensifikuar sulmet kundër objektivave strategjike” në Iran, pas valës së fundit të raketave balistike që Irani lëshoi ndaj qyteteve izraelite të enjten.
Katz e përshkroi udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, si një “diktator frikacak” që qëndron i sigurt brenda bunkerit të tij të fortifikuar, ndërsa urdhëron sulme të qëllimshme ndaj spitaleve dhe ndërtesave banimi në Izrael.
Ai shtoi se:
“Këto janë format më të rënda të krimeve të luftës – dhe Khamenei do të mbahet përgjegjës për krimet e tij.”
Në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes, Katz theksoi gjithashtu:
“Kryeministri dhe unë i kemi udhëzuar IDF-të që të intensifikojnë sulmet kundër objektivave strategjike në Iran dhe kundër objekteve qeveritare në Teheran, me qëllim që të eliminohen kërcënimet me të cilat përballet Shteti i Izraelit dhe të destabilizohet regjimi i Ajatollahëve.”/cnn
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës