Ushtria izraelite ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e një operacioni tokësor të shënjestruar kundër bazave të Hezbollahut në jug të Libanit. Forcat e Divizionit të 91-të kanë kaluar kufirin me mbështetjen e artilerisë, duke synuar asgjësimin e infrastrukturës ushtarake të grupit libanez.
Bilanci i deritanishëm është tragjik, pasi sulmet e fundit kanë shkaktuar qindra viktima dhe mbi 800 mijë të zhvendosur që po tentojnë t’u shpëtojnë bombardimeve.
Sakaq, bombardimet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë. Teherani zyrtar ka mohuar prerë çdo mundësi bisedimesh për armëpushim, duke hedhur poshtë pretendimet e fundit të Donald Trump se Irani kishte kërkuar negociata. Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet për sa kohë të jetë e nevojshme, ndërsa zyrtarë të Gardës Revolucionare paralajmëruan se arsenali i tyre i vërtetë me raketa moderne nuk është përdorur ende në këtë përplasje.
Irani vijon të sulmojë, përveç Izraelit, edhe vendet e tjera të Gjirit. Arabia Saudite tha se kishte rrëzuar mbi 60 dronë në pjesën lindore të vendit, ndërsa një tjetër goditi një depo karburanti pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, duke bërë që fluturime të anuloheshin për pak kohë.
Ndërkohë, së fundmi autoritetet iraniane kanë arrestuar dhjetëra persona nën akuzën e bashkëpunimit me mediat të lidhura me Izraelin, duke rritur presionin e brendshëm mbi popullsinë. Irani ka njoftuar se nga sulmet e deritanishme amerikano-izraelite janë vrarë të paktën 1,444 persona dhe rreth 18,551 të tjerë janë plagosur.
/rtsh.al/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër