Izraeli ka mbyllur pikë kalimin kryesor të mallrave me Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve me zjarrvënie nga palestinezët dhe përpjekjeve për t’u infiltruar në vend.
Vetëm “pajisje humanitare”, duke përfshirë ushqimin dhe barnat, tani do të lejohen përmes Kerem Shalom, transmeton portali arbresh.info.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të përdorë dorë të rëndë kundër grupit militant palestinez Hamas, që dominon në Gazë.
Një zëdhënës i Hamasit e ka quajtur veprimin izraelit një “krim të ri kundër njerëzimit”.

Palestinezët kanë nisur fluturake dhe balona që përmbanin lëndë djegëse dhe pajisje shpërthyese mbi kufirin Gazë-Izrael që nga prilli.
Pajisjet kanë shkaktuar 750 zjarre në Izraelin jugor, duke djegur më shumë se 2.600 hektarë pyje dhe tokë bujqësore dhe duke shkaktuar qindra mijëra dollarë dëmshpërblim, thonë zyrtarët izraelitë./Arbresh.info/
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës