Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka lëshuar një deklaratë për sulmet në Jemen.
Sulmet u kryen në portet dhe infrastrukturën energjetike.
“Sot, ushtria izraelite kreu sulme të sakta ndaj objektivave ushtarake Houthi në Jemen, duke përfshirë portet dhe infrastrukturat energjetike në Sanaa, të cilat Houthi-t i kanë përdorur si mënyra që kanë kontribuar efektivisht në veprimet e tyre ushtarake.”, tha Hagari.
Më herët, televizioni Al Masirah, i lidhur me Houthi, raportoi disa sulme izraelite në stacionet e energjisë në Sanaa, si dhe në portin dhe objektin e naftës Ras Isa në qytetin Hodeidah në Detin e Kuq./abcnews.al
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...