Izraeli konfirmoi granatime të reja në kampit e refugjatëve Jabaliya, i dyti nga ato që ndodhën në zonë dje, duke thënë se kishte neutralizuar një tjetër udhëheqës të Hamasit.
Hamasi mban një qendër operacionale në kampin e refugjatëve, përsëriti Izraeli.
“Ushtria, nën udhëzimet e shërbimeve sekrete të Izraelit, neutralizoi me një avion luftarak Muhammad Atzar, kreun e sistemit antitank të organizatës terroriste Hamas, i cili ishte përgjegjës për të gjitha sistemet antitank në brigada të ndryshme në Gaza”, njoftoi IDF.
Në të njëjtën kohë, IDF njoftoi se ka në zotërim një bisedë midis komandantëve të Hamasit, ku është përfshirë komandanti i Spitalit Indonezian në zonë, i cili demonstron “cinizmin e terroristëve në lidhje me përdorimin e burimeve humanitare në Rripin e Gazës”.
“Hamasi vjedh karburantin nga spitalet e Gazës. Në dialogun e përgjuar më poshtë, një komandant i Hamasit përmend në mënyrë të përsëritur se ata po marrin karburant nga stoqet e spitaleve dhe konfirmon se Hamasi kontrollon shpërndarjen e tij në Gaza, duke i dhënë përparësi nevojave të terroristëve mbi civilët”, raportoi gjithashtu Izraeli. /Abc news
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës