Ministri izraelit i mbrojtjes Avigdor Liberman paralajmëroi Sirinë se Izraeli do të shkatërrojë sistemin e saj ajror të mbrojtjes, nëse ata do të sulmojnë sërish avionët izraelitë me zjarr antiajror.
Në një intervistë për radion publike në Izrael, Lieberman tha se herën tjetër që Siria përdor raketat e saj kundër avionëve izraelitë, ushtria izraelite do të shkatërrojë të gjithë sistemin e saj antiajror pa u menduar dy herë.
Kërcënimet e tij vijnë pasi Siria lëshoi raketat e saj kundër-ajrore ndaj avionëve izraelitë, natën e së premtes.
Sipas ushtrisë siriane, avionët izraelitë goditën një bazë ushtarake në afërsi të Palmirës, prandaj ushtria e saj kishte të drejtën që të reagonte.
Por zyrtarë izraelitë pretendojnë se avionët e Izraelit shënjestruan një dërgesë armësh për organizatën libaneze Hezbollah, armiku i vjetër izraelit, që lufton përkrah presidentit sirian Bashar al Asad.
Ushtria siriane pretendon se rrëzoi një avion izraelit dhe dëmtoi një të dytë, por Izraeli i ka hedhur poshtë këto pretendime.
Liberman tha se problemi kryesor i Izraelit, diçka që renditet mbi çdo çështje tjetër, është dërgimi i armëve të përparuara nga Siria në Liban.
Ai u zotua se sa herë që Izraeli të identifikojë një dërgesë të tillë, do të ndërhyjë menjëherë për ta ndaluar dhe për këtë çështje nuk pranon asnjë kompromis.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...