Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përgëzoi Donald Trumpin pasi presidenti tha se ushtria amerikane bombardoi tre centrale bërthamore në Iran.
“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të synuar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e mrekullueshme dhe të drejtë të SHBA-së do të ndryshojë historinë”, tha Netanyahu në një mesazh video, duke shtuar se sulmet treguan se “Amerika ka qenë vërtet e pakrahasueshme”.
Netanyahu shtoi se Trump kishte krijuar një “bosht historie” që do të “ndihmojë në udhëheqjen e Lindjes së Mesme dhe më gjerë drejt një të ardhmeje prosperiteti dhe paqeje”.
Ai tha në një deklaratë të veçantë se sulmet e SHBA-së ishin kryer në koordinim me Izraelin dhe tha se premtimi për shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit ishte përmbushur.
Ndryshe, më herët Trump njoftoi se aeroplanët luftarakë amerikanë kishin goditur uzinën bërthamore të pasurimit Fordo të Iranit, si dhe objektet në Natanz dhe Isfahan.
SHBA i bashkohet fushatës së bombardimeve të Izraelit, pasi Trump kaloi ditë duke menduar për përfshirjen e mundshme.
Ndërkohë, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer valë pas vale sulmesh shkatërruese që kur Izraeli nisi sulmet më 13 qershor, duke thënë se Teherani ishte në prag të zhvillimit të një arme bërthamore.
Irani mohon të ketë ndonjë ambicie të tillë. /Telegrafi/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...