Izraeli njoftoi këtë të enjte se ka sulmuar thuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pasi forcat iraniane lëshuan disa raketa në territorin e kontrolluar prej vendit hebre të Lartësive Golan, për herë të parë.
Kjo ishte “breshëria” më e rëndë izraelite në Siri që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011, në të cilën iranianët, milicitë aleate shiite dhe ushtarët rusë kanë ofruar mbështetjen e tyre për presidentin Bashar al-Assad.
Ende nuk ka raporte për viktima në Siri. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se raketat iraniane, ose nuk arritën në destinacionet e tyre, që ishin bazat ushtarake izraelite në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, ose janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes antiajrore.
Pritshmëritë për një rritje të tensioneve në rajon, mes paralajmërimeve izraelite për vendosmëri në parandalimin e zgjatimeve ushtarake iraniane në Siri, u përflakën nga shpallja e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë së martës, se ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Administrata “Trump” e përkufizoi pozicionin e saj kundër paktit, si kundërpërgjigje e nxitur pjesërisht nga ndërhyrjet ushtarake të Teheranit në rajon, duke përforcuar linjën e ashpër të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj Iranit.
Sulmi në Lartësitë Golan, territor sirian i kontrolluar prej Izraelit, ishte “thjesht një tjetër demonstrim se regjimi iranian nuk mund të besohet, e një paralajmërim se presidenti mori vendimin e duhur për të dalë nga marrëveshja me Iranin”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për shtypin, për “Fox News”
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...