Forcat detare izraelite arrestuan katër peshkatarë palestinezë në brigjet në veri të Rripit Gazës, sipas një zyrtari lokal, raporton Anadolu Agency (AA).
“Peshkatarët u arrestuan në bordin e varkës së tyre pasi u sulmuan”, tha për AA Nizar Ayyash, kreu i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë.
Ai tha se varka e peshkimit u dërgua nga forcat izraelite në portin e Ashdod në Izraelin jugor.
Mbetet e paqartë pse u arrestuan peshkatarët.
Nuk kishte asnjë koment nga ushtria izraelite mbi incidentin.
Rreth 4.000 palestinezë punojnë në sektorin e peshkimit në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Bujqësisë.
Peshkatarët palestinezë ankohen për shkelje të shumta izraelite, duke përfshirë përpjekjen për të fundosur varkat palestineze në det, duke gjuajtur në to, si dhe për ngushtimin e zonës së peshkimit për periudha të gjata.
Irani kërkon lirimin e anijes së mallrave dhe ekuipazhit të ...
19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Feriza...
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...