Ushtria izraelite ka deklaruar se 200 aeroplanë luftarakë janë përdorur në sulmet e vazhdueshme kundër objektivave strategjike në territorin iranian.
Sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, bëhet fjalë për një operacion të gjerë ushtarak, i cili po zhvillohet në disa faza dhe në zona të ndryshme të Iranit.
“Më shumë se 100 objektiva janë goditur në të gjithë Iranin”, tha Defrin gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se janë përdorur “mbi 330 lloje të ndryshme municionesh, përfshirë raketa ajër-tokë, bomba me precizitet të lartë dhe armë të sofistikuara”.
Ai theksoi se ky është një operacion i mirëkoordinuar mes forcave ajrore dhe agjencive të inteligjencës, me qëllim të qartë – neutralizimin e kapaciteteve ushtarake dhe bërthamore të Iranit, shkruan CNN.
תיעודים חדשים מפעילות חיל האוויר במסגרת מבצע ״עם כלביא״ pic.twitter.com/8a8e6OYQcQ
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 13, 2025
Sipas tij, pilotët izraelitë janë ende në veprim dhe “vazhdojnë të godasin objektiva ushtarake si dhe struktura të lidhura me programin bërthamor iranian në rajone të ndryshme brenda territorit të Iranit”.
Në kuadër të këtij operacioni, ushtria izraelite konfirmoi se janë shkatërruar dhjetëra radarë dhe sisteme raketore tokë-ajër, të cilat përbëjnë komponentët kryesorë të mbrojtjes ajrore të Iranit.

Këto sulme, sipas IDF-së, “kanë për qëllim të rrisin lirinë e veprimit të forcave ajrore izraelite në hapësirën ajrore iraniane dhe të zbehin aftësinë e Iranit për kundërpërgjigje të efektshme”.
Zhvillimet e fundit shënojnë një nga ndërhyrjet më të mëdha ushtarake të Izraelit në rajon, duke ngritur shqetësime serioze për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/
LEXO EDHE
6 nga shkencëtarët bërthamorë të Iranit u vranë në sulmin e Izraelit
Sulm ajror izraelit vret gjeneralin iranian Mohammad Bagheri
Sulmet ajrore Izrael-Iran shkaktojnë anulime dhe vonesa në fluturime
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës