Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje (13.06.2025). Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se Izraeli pasi nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Izrael.
Gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit u vranë në sulmet ajrore të Izraelit, tha të premten agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim.
Midis shkencëtarëve të vrarë ishin Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant i cili shërbeu gjithashtu si president i Universitetit Islamik Azad, tha agjencia e lajmeve.
Më herët të premten, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh ishin vrarë në sulmet ajrore./euronews
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...