52 raste të reja u raportuan në vend, duke e rritur shifrën në 15.834. Së paku 8,233 persona janë shëruar nga virusi
Numri i vdekjeve në Izrael nga koronavirus i ri (COVID-19) është rritur në 215, pasi humbën jetën tre persona të tjerë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, raporton AA, përcjellë arbresh.info.
Sipas Ministrisë, 52 raste të reja u raportuan në vend, duke e rritur shifrën në 15.834. Së paku 8,233 persona janë shëruar nga virusi.
Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se dy personave.
Tel Avivi po ashtu ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...