Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar për një izolim shtatë ditor në qytetin më të madhe në vend, Auckland.
Qyteti që ka rreth dy milionë banorë, pritet të mbyllet për shkak të një personi të infektuar me koronavirus, origjina e të cilit mbetet e panjohur., shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Pjesa tjetër e vendit do të jetë nën regjimin e kufizimeve të kategorisë së 2-të, e cila, ndër të tjera, ndalon mbledhjet publike.
Auckland ishte tashmë nën masa shtrënguese emergjente tre-ditore në mes të shkurtit sepse prania e llojit britanik të koronavirusit, i cili po përhapet më shpejt, u konfirmua në një familje tre anëtarëshe./arbresh.info/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...