Vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump dhe këshilltare e Shtëpisë së Bardhë, Ivanka, viziton sot Bregun e Fildishtë për të vazhduar udhëtimin katër-ditor që synon rritjen e mundësive ekonomike për gratë në rajonin e Afrikës Perëndimore.
Ivanka Trump, e cila shërben si këshilltare e të atit për fuqizimin ekonomik, e filloi udhëtimin në rajon të dielën me një vizitë në kryeqytetin etiopian Adis Abeba, ku shpalli një nismë qeveritare të SHBA prej shumë miliona dollarësh për të mbështetur gratë sipërmarrëse.
Nisma “Afrika 2X” e njoftuar të hënën nga Ivanka Trump dhe David Bohigian, kreu në detyrë i Korporatës së Investimeve Private Jashtë, synon të mobilizojë 1 miliardë dollarë dhe të investojë drejtpërdrejt 350 milionë dollarë në kompani dhe fondacione “në pronësi të grave ose të drejtuara nga gratë”. Investimet synojnë prodhimin e mallrave ose të shërbimeve që fuqizojnë gratë në kontinent./voa/
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...