Një shpërthim më pas i përcjell nga zjarri në rrjetin kryesor të gazsjellësit të Austrisë, ka bërë Italinë që të deklarojë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së furnizimit, raporton the Guardian.
Një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi në Baumgarten, lindje të Austrisë, transmeton portali arbresh.info
Një zëdhënës i policisë tha: “Ka pasur një shpërthim rreth orës 08:45 të kohës lokale dhe një zjarr. Një zonë e gjerë është mbyllur dhe pritet të ketë disa të plagosur”.

Në Britani, që është tregu më i madh i gazit në Evropë, u rrit shitja e gazit për shpërndarje të menjëhershme 35% në 92p në term, niveli më i lartë i tij për katër vjet.
Gas Connect Austria, i cili vepron në vendin e Baumgarten në lindje të vendit, tha se flaka ishte nën kontroll. Policia tha se shkaku ishte teknik në origjinë.
Qendra është e rëndësishme për tranzitin e gazit evropian, ku gazi natyror transportohet në Baumgarten nëpërmjet Sllovakisë dhe Gjermanisë përgjatë disa tubacioneve ndërkufitare. Flukset e gazit pastaj shpërndahen në të gjithë Evropën nëpërmjet rrjetit të transmetimit të Austrisë.
Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e shpërthimit. Ministri i industrisë tha se vendi tani duhet të ballafaqohet me një problem serioz të furnizimit me energji./Arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...