Kryeministri i Italisë, Mario Draghi shkarkoi të hënën komisionerin special italian të COVID-19, Domenico Arcuri dhe e zëvendësoi me një ekspert logjistik të ushtrisë, në një sinjal që qeveria donte të shpejtonte vaksinimet.
Masa pasoi ankesat në rritje në lidhje me trajtimin e krizës nga Arcuri dhe shqetësimin se fushata e vaksinave anti-COVID po ecte përpara shumë ngadalë.
Është një nga vendimet e para të mëdha të Draghit që kur u bë kryeministër muajin e kaluar dhe pas shkarkimit të javës së kaluar të shefit të agjencisë së mbrojtjes civile, transmeton Telegrafi.
Ky hap u pa gjithashtu si një përpjekje për të përmirësuar përgjigjen e Italisë ndaj krizës së pandemisë.
Komisioneri i ri i coronavirusit u emërua Gjenerali, Francesco Paolo, një ish-komandant i forcave të NATO-s në Kosovë dhe shef i logjistikës së ushtrisë që nga viti 2018.
Draghi i tha parlamentit muajin e kaluar se dëshironte të përfshinte ushtrinë në planin mbarëkombëtar të shpërndarjes së vaksinave.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...