Parlamenti italian ka miratuar një plan për të dërguar varka të marinës në Libi, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar emigrantët të kalojnë Detin Mesdhe.
Dy anije janë dërguar fillimisht, në atë që qeveria e ka quajtur operacion për të ndihmuar rojën bregdetare libiane dhe për të gjetur kontrabandistët, transmeton portali arbresh.info.
Italia është marrësi kryesor i emigrantëve që e bëjnë kalimin e rrezikshëm nga Libia.
Më parë Italia konfiskoi një anije shpëtimi gjermane në ishullin Lampedusa.
Ekuipazhi në bordin e Iuventas, i drejtuar nga OJQ gjermane Jugend Rettet, po merret në pyetje me urdhër të prokurorit italian.
Ndërsa OJQ tha se kontrolli ishte “procedurë standarde”, policia tha se anija ishte konfiskuar për shkak të provave të “lehtësimit të emigracionit të paligjshëm”.
Dy emigrantë sirianë u morën në breg nga anija, njoftoi media italiane.
Lampedusa, një ishull i vogël italian pranë Afrikës së Veriut, është përpjekur të strehojë anije të emigrantëve gjatë viteve të fundit./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...