Një anije shpëtimi në të cilën gjenden 629 imigrantë është bllokuar në Mesdhe, pasi ministri i Brendshëm Italian, Matteto Salvini, ka refuzuar lejen e zbarkimit.
Salvini, lideri i krahut të djathtë, Liga, ka thënë se Malta duhet të pranojë anijen Aquarius, mirëpo deklaratat e tij janë kundërshtuar.
Malta ka thënë se shoqata bamirëse, SOS Méditerranée, ka marrë imigrantët në ujërat e Libisë, që do të thotë se të njëjtit janë përgjegjësi e juridiksionit të Italisë.
Italia është territori kryesor, përmes së cilit imigrantët kalojnë nga Afrika Veriore në Evropë.
Partia Liga u ka premtuar votuesve gjatë zgjedhjeve të përgjithshme se do të ketë qasje të ashpër ndaj imigrimit.
SOS Méditerranée, e cila drejton anijen Aquarius, ka thënë se ka mbledhur imigrantët në gjashtë operacione shpëtimi në bregun e Libisë, transmeton Evropa e Lirë.
“Synimi ynë është t’i zbarkojmë në një port të sigurt 629 personat në bord, disa prej të cilëve janë në kushte të vështira, është cituar t’i ketë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, zëdhënësja e shoqatës bamirëse, Mathilde Auvillain.
Agjencia për refugjatë në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje “shteteve” të përfshira që të “gjejnë një zgjidhje për imigrantët, në mënyrë që ata të zbarkojnë në hapësirë të sigurt”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit