Google ADS

Italia e para në Evropë për numrin më të madh të vdekurve nga COVID-19

18:36 | 13 Dhjetor 2020
A Z

Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Evropë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, me gjithsej 64 mijë e 36 viktima, duke zënë vendin e Mbretërisë së Bashkuar që ka mbajtur deri më tani atë rekord famëkeq.

Ministria Italiane e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se 649 njerëz kishin vdekur në 24 orët e fundit, së bashku me 19,903 raste të reja.

Vetëm Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Meksika janë goditur më rëndë nga shpërthimi.

Të dhënat për Evropën e mbledhura nga France Presse tregojnë se Italia arriti Mbretërinë e Bashkuar të shtunën (e cila ka dhjetë vdekje më pak, 64,026), pasuar nga Franca (57,567), Spanja (47,624), Rusia (46,453) dhe Polonia (22,676).

Ndryshe, që nga 1 nëntori, Italia raportoi më shumë se 25 mijë vdekje.