Autoritetet italiane po identifikojnë pronat e marra nga mafia për të strehuar refugjatët ukrainas që vijnë, tha ministrja e Brendshme.
Luciana Lamorgese ka deklaruar se agjencia që menaxhon pronat e sekuestruara nga mafia ka filluar të studiojë pronat “që mund të përdoren në afat të shkurtër dhe përkohësisht, për të strhuar refugjatët nga Ukraina”, transmeton portal arbresh.info
Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 17,286 ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë mbërritur në Itali që kur ushtria ruse filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.
Megjithëse shumica e këtyre refugjatëve kanë gjetur strehë te të afërmit dhe miqtë, në vend janë raportuar nisma private dhe publike për të organizuar strehim për shumë të tjerë.
“Ky është vetëm fillimi. Qindra mijëra refugjatë do të mbërrijnë dhe ne duhet të jemi në lartësinë e detyrës”, tha kreu i Partisë Demokratike, Enrico Letta.
“Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për të mirëpritur rusët që ikin nga Rusia, një vend që po kthehet në burg në hapur”, shtoi ai./arbresh.info/
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada