Numri i njerëzve që po vdesin nga koronavirusi në Itali është rritur me 475 brenda një dite në afro 3,000 – rritja më e madhe që nga shpërthimi.
Ekzistojnë gjithsej 35,713 raste të konfirmuara në vend, me më shumë se 4,000 të cilët janë shëruar me sukses.
Lombardia, rajoni me goditjen më të madhe, regjistroi 319 vdekje brenda një dite, transmeton arbresh.info
Italia është vendi më i prekur në botë pas Kinës, ku virusi ka origjinën vitin e kaluar. Të paktën 8,758 njerëz kanë vdekur, shumica në Kinë.
Shumica dërrmuese e më shumë se 200,000 rasteve të konfirmuara – 80% – kanë ndodhur në Evropë dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor, që përfshin pjesën më të madhe të Azisë, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Shumë vende kanë ndërmarrë masa drastike, përfshirë distancimin shoqëror dhe anulimin e ngjarjeve të mëdha për të evituar transmetimin e virusit me shpejtësi si dhe uljen e presionit mbi sistemet shëndetësore./BBC/arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...