Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në qafë, pas një sherri që kishte pasur me një 37-vjeçar nga Moldavia. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës në Terni, Itali.
Siç shkruajnë mediat italiane, sherri mes 33-vjeçarit shqiptar dhe 37-vjeçarit moldav kishte nisur për shkak të një borxhi.
Gjatë sherrit moldavi kishte nxjerrë një thikë që e mbante me vete dhe e kishte qëlluar shqiptarin në qafë. I menjëhershëm ka qenë reagimi, duke e dërguar të riun në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është vënë në pranga edhe i dyshuari për këtë ngjarje, 37-vjeçari nag Moldavia.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...