Në Itali u raportuan sot 993 vdekje në 24 orët e fundit, një rekord i paarritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë në vend, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Po sipas të dhënave të MSH-së, numri i rasteve ditore arriti në 23,225.
Incidenca e personave të rinj që kanë rezultuar pozitivë me COVID është e qëndrueshme në 10,2%, e krahasuar me numrin e tamponëve të kryer në 24 orët e fundit.
Aktualisht, janë 3 597 pacientë në kujdes intensiv për COVID, 19 më pak se dje.
Të shtruarit në pavijone të zakonshëm janë 31 772, 682 më pak, të krahasuar me një ditë më parë./ATSh/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe