Banorët e Italisë kanë shënuar Ditën e Çlirimit duke mos dalur jashtë dhe duke shmangur tubimet masive që bëheshin çdo vit. Në vend të kësaj ata kanë valëvitur flamurin e tyre nga dritaret dhe kanë kënduar këngën e rezistencës.
Sot, Italia shënon 75 vjetorin e çlirimit nga okupimi nazist gjerman, shkruan arbresh.info
Zakonisht në këtë datë veteranët marshojnë në qytet, por këto evenimente u anuluan për shkak të situatës të krijuar nga pandemia COVID-19. I gjithë vendi është në izolim që nga 9 marsi dhe deri më tani janë shënuar 26,000 të vdekur.
Në ora 15:00 banorët kënduan këngën Bella Ciao, himnin e rezistencës. Në Romë, ekipi i Forcave Ajrore Italiane drejtoi një manifestim festiv me avion.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini u bëri thirrje popullit që të mposhtin këtë krizë duke treguar solidaritet sikur në rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore./arbresh.info/
https://twitter.com/marklowen/status/1254037151743979522?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1254037151743979522%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-52424263

Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...