Autoritetet italiane njoftuan kapjen e një rrjeti ku ishin përfshirë kompani kombëtare që transportonin, nga deti drejt vendeve të treta mbetje, kryesisht metale të kontaminuara me PCB.
Poliklorobifenilet (PCB) janë prodhime toksike, të klasifikuara në pjesën më të madhe si kancerogjene të mundshme.
Sipas rojave bregdetare italiane, që arrestuan shtatë persona dhe sekuestruan miliona euro dhe disakompani, këto mbetje niseshin me kontenierë nga portet italiane të Civitavecchias, pranë Romës, Livornos dhe Gjenovës në bregun veriperëndimor dhe Ravenas në bregdetin adriatik.
Kontenierët niseshin drejt porteve kineze, indoneziane dhe pakistaneze.
Kompanitë dhe zyrtarë italianë blinin mbetje industriale dhe i rishisnin, në sajë të certifikimeve të rreme, si lëndë e parë e trajtuar dhe e gatshme për t’u përdorur.
Sipas hetimit të autoriteteve italiane, shifra vjetore e këtij biznesi nga ky trafik arrinte në 46 milionë euro
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë