Itali, Gentiloni mandatohet kryeministër

17:04 | 14 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Pas fazës së parë të votëbesimit në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, ku mori 368 vota pro dhe 105 kundër, Paolo Gentiloni është drejtuar sot për në sallën e Pallatit “Madama”, së bashku me ministrat e kabinetit të tij qeveritar, morën edhe votëbesimin e senatorëve.

169 vota në favor të qeverisë Gentiloni, 99 kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë fjalës së tij pak para vottimit në Senat kreu i ri i qeverisë u shpreh se prirotet do të jenë ekonomia dhe ristrukturimi i zonave të prekura nga tërmeti.

Gentiloni u duartrokit nga të pranishmit kur foli për situatën në Aleppo dhe kur konfirmoi se do të vijojnë reformat e nisura.

Pas votbesimit në Senat kryemnisitrii i ri do të jetë i pranishëm në këshillin e Europës i cili ditën e nesërme pritet të diskutojë për emigrantët dhe jo vetëm.

Ndërkohë, vendet e opozitës ishin sërish gjysmë të braktisura, siç ndodhi edhe gjatë së martës në votëbesimin e zhvilluar në Dhomën e Deputetëve.

Senatorët e “Lëvizjes 5 Yjet”, kanë lënë karriget e tyre të boshatisura dhe me një kopje të Kushtetutës Italiane mbi tryeza. Ata ishin të pransihëm vetëm për rezultatin e votëbesimit.

Pavarisht braktisjes nga opozita, për Gentilonin kanë ardhur edhe urimet e para nga presidenti Obama, i cili ka lavdëruar impenjimin e tij për rritjen dhe punësimin. Urime për Gentiloni ka percjelle edhe Vladimir Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale