Tre persona janë arrestuar në Itali për aksidentin e së dielës me teleferik në një zonë malore, ku 14 persona mbetën të vdekur.
Hetuesit thanë se frerët emergjentë ishin nxjerrë nga funksioni dhe se për këtë kanë qenë të vetëdijshëm tre pjesëtarë të kompanisë që operon me këto mjete transporti, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Sipas një zyrtari lokal të transportit, dështimi i frenave ka bërë që teleferiku të lëvizte me shpejtësi prej mbi 100 kilometrash në orë në kohën kur kablloja u këput.
Në mesin e të arrestuarve janë pronari i kompanisë, drejtori dhe shefi i operacioneve, i cili e menaxhonte teleferikun. Prokurorët po i hetojnë këta tre të dyshuar për vrasje të pavullnetshme dhe neglizhencë.
“Tre të ndaluarit ishin në dijeni për dështimin e sistemit për frenim emergjent që disa javë”, citohet të ketë thënë prokurorja Olimpia Bossi për agjencinë e lajmeve “Efe”.

Një zyrtar tha se të dyshuarit kanë pranuar se i kanë çaktivizuar frerët emergjentë pas një problemi në teleferik, të cilin punëtorët nuk kishin arritur që ta rregullonin. /arbresh.info/
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së