Qeveria italiane miratoi sot në Këshillin e Ministrave një projektamendament të ligjit financiar që arrin në 39 miliardë euro, si përgjigje ndaj ndikimit të krizës së COVID-19 në ekonominë e tretë të eurozonës.
“Nuk ka patur kurrë një ligj financiar kaq të zgjeruar në historinë e vendit”, vlerësoi ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri, duke kujtuar se investimet do të shkojnë nga 2,3% të PBB-së në 2019 në 4% në vitin 2021.
Ligji do të financohet nga deficiti shtesë dhe nga 18 miliardë euro të planit europian të rimëkëmbjes, i miratuar në korrik në Bruksel.
Masat kryesore të miratuara përfshijnë 1,4 miliardë euro për zgjatjen e kontratave me afat të caktuar për 30 000 mjekë dhe infermierë, 400 milionë për blerjen e vaksinave dhe 1,2 miliardë për të punësuar 25 000 mësues./atsh/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman