ISIS po përdor pamjet e filmave “Lord of the Rings” në një nga videot e saj të fundit propaganduese.
Sipas gazetes se huaj “MIRROR”, bëhet fjalë për pamje të redaktuara, së bashku me pamjet e ndryshme të trupave të vdekur, të njerëzve të qëlluar në kokë dhe të njerëzve me koka të prera.
Supozohet se , pamjet e tilla janë postuar nga terroristët e ISIS-it në qytetin e Kirkukut në Irak.
Caleb Weiss, një analist me burim lajmesh për terrorizëm “The Long War Journal”, shkroi një mesazh: “Një shembull tjetër i xhihadistëve që përdorin pamjet nga Lord of the Rings” në propagandën e tyre”.
“Këtë herë nga vilajeti Kirkuk i Shtetit Islamik”.
Vitin e kaluar Partia Islamike Turkistan, një grup ekstremist islamik i themeluar nga xhihadistët ujgur në Kinën Perëndimore, përdori pamjet nga e njëjta skenë në një film propagandistik rreth Afganistanit./arbresh.info




Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës