
AppleMark
Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së hënës me makinë bombë në Bagdad, ku u vranë 27 persona.
Përmes një deklarate të postuar online, vetëm pak orë pas sulmit, IS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një militant ka parkuar makinën e cila ishte e mbushur me eksplozivë, në zonën komerciale të Bagdadit, në lagjen Amila, e cila është e banuar me shiitë, raporton AP.
Më herët, zyrtarët irakianë e kanë përshkruar këtë sulm si sulm vetëvrasës.
Autoritetet në Irak kanë thënë se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 45 persona, ndërkaq edhe 5 të tjerë, që prej sulmit, konsiderohen të zhdukur.
Në muajin shkurt, nga një sulm me makinë bombë në Bagdad, u vranë të paktën 59 persona dhe u plagosën 66 të tjerë.
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...
Hamza: Jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon
OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit ësht...
ShBA-ja sekuestron një cisternë nafte pranë Venezuelës, Kara...