Ekstremistët mbështetës të ISIS kanë kërcënuar se do të sulmojnë princin George në shkollën e tij në Londër, duke paralajmëruar se: “Edhe familja mbretërore nuk do të mbetet pa u prekur”.
Ekstremistët dyshohet se postuan mesazhin së bashku me një foto të mbretit të ardhshëm duke hyrë në shkollën e tij Battersea në Telegram, një aplikacion i koduar i mesazheve.
Mesazhi përfshiu adresën e shkollës Battersea të Thomas-it , dhe në përshkrim kishin shkruar se ‘shkolla fillon herët’.
Banorët që jetojnë pranë shkollës së princit Xhorxh, si dhe prindërit e nxënësve të tjerë, kishin ngritur shqetësime rreth sigurisë në Battersea të Thomas dhe jetën e fëmijve të tyre.
Një hetim nga Daily Star zbuloi mesazhet në Telegraph, të cilat spiunët britanikë tani po monitorojnë vazhdimisht për të parandaluar sulmet e mundshme të ISIS.
Vetëm katër ditë para se Xhorxhi të niste shkollën, një grua ka filmuar veten duke ecur nëpër korridoret e shkollës e pakontrolluar, duke u shprehur e habitshme për mungesën e siguris që ekzistonte në atë shkollë. Ndërkohë në shtator, një grua u arrestua në shkollë pasi u përpoq të hynte në të dy herë brenda 24 orëve. Shkolla private po punon me Komitetin e Mbrojtjes së të Drejtave të Mbretërisë dhe të Mbrojtjes Diplomatike të Metit në lidhje me të gjitha çështjet e sigurisë.
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...