Një grup monitorues sirian thotë se ISIS ka humbur kontrollin e mbi 90% të kryeqytetit de facto Raqqa pas një serie sulmesh të suksesshme të forcave të mbështetura nga amerikanët.
Milicia kurdë YPG po kryeson ofensivën për të përzënë grupin xhihadist nga bastionet e mbetura në Sirinë lindore, transmeton portali arbresh.info
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se tani 90 për qind e Raqqas kontrollohet nga forcat e udhëhequra nga SHBA-ja.
Të paktën 300,000 sirianë kanë ikur nga Raqqa në javët e fundit, duke u larguar nga zjarri i ISIS-it dhe pajisje të improvizuara të eksplozivëve (IEDs), si dhe bombardimet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA.
OKB vlerëson se 70.000 civilë janë ende të bllokuar brenda me pak ushqim dhe ujë dhe pa energji elektrike në temperatura që ende tejkalojnë 40 gradë Celsius./arbresh.info/
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...
Vashat e Kosovës fitojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit, siguroj...
FBI dhe autoritetet kanadeze asistojnë Policinë e Kosovës në...
“Na bëni të qeshim më shumë se Barcelona” – Atletico i...
Trump: SHBA duhet të përgjigjet pas rrëzimit të helikopterit...
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, akuzoh...