Ambasada e Izraelit në Shtetet e Bashkuara ka reaguar pas vrasjes tragjike të dy shtetasve izraelitë në Washington DC, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas mediave izraelite, viktimat janë identifikuar si Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgram, të cilët po merrnin pjesë në një ngjarje në Muzeun Hebre në kryeqytetin amerikan.
Në një postim në platformën X, ambasada ka ndarë fotografitë e çiftit dhe ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen.
“Viktimat ishin në kulmin e jetës së tyre”, thuhet në reagim.
Sipas ambasadës, të dy u qëlluan për vdekje nga një sulmues, të cilin e kanë përshkruar si terrorist.
“Një terrorist i qëlloi dhe i vrau ndërsa dilnin nga një ngjarje në Muzeun Hebre në kryeqytetin amerikan”, thuhet në deklaratë.
Stafi i ambasadës ka shprehur pikëllim të thellë për ngjarjen tragjike, duke theksuar se do të jenë pranë familjarëve të viktimave.
“Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut