Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se presidenti amerikan Joe Biden duhet të vizitojë Ukrainën ndërsa është në një vizitë në Evropë në një samit të NATO-s në Bruksel javën e ardhshme.
“Pse nuk vjen- miku im shumë i mirë, mik shumë i mirë i Ukrainës, Joe Biden, lideri i botës globale, i cili demonstron tani lidershipin – pse nuk vjen për të vizituar këtu javën e ardhshme si një simbol i solidaritetit tonë?“,-tha Poroshenko, i veshur me një jelek antiplumb për CNN.
Presidenti amerikan do të udhëtojë në Bruksel, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për demonstrim, e gjithë bota është bashkë me ne kundër Rusisë”, shtoi Poroshenko.
Poroshenko tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin është një “maniak i çmendur” dhe tha se ukrainasit kanë “unitet antiplumb”./opinion/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...