Ish-ministri i Brendshëm polak Mariusz Kamiński është dënuar me dy vjet burgim, vendosi të mërkurën Gjykata e Qarkut të Varshavës në shkallën e dytë. Politikani abuzoi me kompetencat e detyrës së tij ndërsa ishte kreu i autoritetit anti-korrupsion CBA në qeverinë konservatore nacionaliste të asaj kohe të udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Me dy vjet burg u dënua edhe ish-nënkryetari i CBA-së, Maciej Wąsik. Të dy politikanët e PiS-së u ndalohet të mbajnë poste publike për pesë vjet dhe humbasin vendet e tyre në parlament.
Kamiński ishte dënuar tashmë me tre vjet burg në mars 2015 për shpërdorim detyre në shkallën e parë.
Arsyeja e dënimit ishte një rast i zbuluar në vitin 2007, në të cilin zyra e Kaminskit dyshohet se qëllimisht orkestroi një rast korrupsioni për të diskredituar ministrin e atëhershëm të Bujqësisë Andrzej Lepper. Kamiński apeloi kundër dënimit./abcnews.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...